Trendy

Xhepçisht – Kasollë përfshihet nga flakët, ndërhyjnë zjarrfikësit

Para 6 muaj

Më 1 tetor 2025, në orën 10:50, në SPB Tetovë është raportuar për një zjarr në fshatin Xhepçisht. Zjarri ka kapluar një kasollë në pronësi të A.A. (55). Fatmirësisht nuk është raportuar për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë intervenuar forcat e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Tetovës, të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin. Një ekip policor ka kryer ekspertizë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.

Trending