Trendy

Xhihan Ahmed jep dorëheqje nga kandidatura për Komisionin për Diskriminim

Para 1 javë

Xhihan Ahmed, e cila ishte kandidate për anëtare të Komisionit për Diskriminim, ka dhënë dorëheqje, shkruan plus24.mk përcjell tetova1

Gjatë seancës dëgjimore, ndonëse është magjistre e së drejtës ndërkombëtare, Ahmed nuk arriti të demonstrojë njohuri bazë për Konventën e Stambollit, e cila është një dokument kyç për mbrojtjen e grave nga dhuna. Në pyetjen lidhur me bazat juridike të konventës, ajo u përgjigj me një pasqyrë historike për qytetin e Stambollit dhe periudhën e Ataturkut, në vend që të shpjegonte mekanizmat për mbrojtje nga diskriminimi që parashihen me këtë konventë.

Sipas Ligjit, një anëtar i Komisionit për Diskriminim duhet të ketë të paktën shtatë vjet përvojë pune në fushën e të drejtave të njeriut, prej të cilave së paku pesë vjet në fushat e barazisë dhe mosdiskriminimit. Rishikimi i CV-së së Ahmed, e cila është e qasshme publikisht, tregon se ajo nuk ka përvojë pune në këtë fushë. Përvoja e saj profesionale deri më tani ka qenë në kompani private, si asistente universitare dhe profesoreshë në shkollë të mesme, me theks në sigurinë korporative, çka nuk e kualifikon për funksionin në Komision./tetova1.mk

Trending