Trendy

Xhumaja sot u fal me plisa nga banorët e fshatit Llërc

Para 3 muaj

Llërc, 28 Nëntor — Xhumaja e sotme u fal në një atmosferë të veçantë festash, ku banorët e fshatit u bashkuan të veshur me plis, simbolin autokton shqiptar.

Ky aktivitet u organizua nga Bashkësia Lokale e fshatit Llërc në bashkëpunim me imamin e xhamisë, Besim Memedi. Ngjarja lidhet me festimet e 28 Nëntorit — Ditës së Flamurit, që shënon themelimin e shtetit shqiptar dhe njëkohësisht ditëlindjen e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.

Banorët e fshatit e cilësuan këtë aktivitet si një mënyrë për të ruajtur traditën, identitetin dhe unitetin kombëtar.

Trending