Trendy

Zbardhet rasti i dhunës dhe rrëmbimit në Shkup: Arrestohen tre persona nga Gërçeci

Para 5 orë

MPB zbardh një rast dhune në Shkup, privohen nga liria tre persona, vijon procedimi i kallëzimit përkatës

Më 13.06.2026 në orën 14:00, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria personat R.B. (45), M.B. (36) dhe B.B. (34), të tre nga fshati Gërçec i komunës së Sarajit.

Gjegjësisht, më 12.06.2026 në orën 21:30 në SPB Shkup, shtetasi D.E. (36) nga fshati Semenisht i Shkupit, ka denoncuar se rreth orës 14:00 në rajonin e Karposhit, të tre personat me automjetet e tyre “Hyundai”, “Volkswagen Tiguan” dhe “Volkswagen Passat” i kanë prerë rrugën dhe i kanë ndaluar automjetin e tij të tipit “Mercedes”. Më pas, shtetasi R.B. e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Sipas denoncimit, pas sulmit, ata e kanë futur viktimën në njërën nga makinat e tyre dhe e kanë dërguar fillimisht në një autoplac në Karposh, ndërsa më pas e kanë lënë në fshatin Shishovë të Shkupit.

Pas ndërmarrjes së masave nga ana e policisë, autorët janë lokalizuar dhe janë shoqëruar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të dorëzohet kallëzim përkatës penal.

Trending