Gjatë punimeve që po zhvillohen në fshatin Neproshten për ndërtimin e një rreth-rrotullimi, i cili do të lidhë qarkoren e Treboshit me rrugën rajonale Tetovë–Jazhinc, është zbuluar një gjetje interesante.
Sipas pamjeve nga terreni, nën shtresën e asfaltit kanë dalë kalldrëme të vjetra, të cilat, sipas banorëve dhe njohësve lokalë, datojnë prej shekullit të kaluar.
Ky zbulim ka nxitur interesim te qytetarët, të cilët shtrojnë pyetjen nëse e gjithë traseja e rrugës Tetovë–Jazhinc është ndërtuar mbi një rrugë të vjetër me kalldrëm./Tema.mk/











