Trendy

Zbulim tronditës/ Truri nga Maqedonia në kërkimet sekrete të lidhura me Epstein-in

Para 2 ditë

Maqedonia përmendet në email-et e famëkeqit Jeffrey Epstein.

Në një nga email-et që u bënë publike, Epstein informohet për një kërkim shkencor që lidhet me zhvillimin e një ilaçi i cili, sipas pretendimeve, mund të ndalojë impulset vetëvrasëse.

Në kuadër të këtij kërkimi, siç thuhet në mesazh, është përdorur edhe truri njerëzor nga Maqedonia.

“Mostrat e trurit u morën fillimisht në Universitetin e Pittsburgh-ut dhe më pas, në vitin 1994, në Columbia. Deri tani ata kanë mbledhur një koleksion prej rreth 1.000 tru njerëzorë — disa nga viktima të vetëvrasjes, të tjerë trurë kontrolli — të ruajtur në mënyrë të rregullt në ngrirëse në -112°F. Vendi i vogël ballkanik Maqedonia kontribuon me tru më të rinj, falë një anëtari të fakultetit të Universitetit Columbia që është me origjinë nga atje dhe ka ndihmuar në organizim. Trutë maqedonas ngrihen menjëherë pas heqjes dhe transportohen në arka, nën mbikëqyrje, rreth 4.700 milje, për të përfunduar në kuti të zeza me madhësinë e një kutie këpucësh, të shënuara me kode QR. Brenda ndodhen pjesë të prera të indit rozë në qese plastike, të shënuara me marker: ana e djathtë, ana e majtë, data e mbledhjes”, thuhet në email-in dërguar Epstein-it nga një person emri i të cilit është plotësisht i censuruar.

Edhe pse në mesazh nuk përmenden emra institucionesh apo individësh nga Maqedonia, vetë përmendja e vendit në një kontekst të tillë hap pyetje serioze mbi mënyrën e mbledhjes, përdorimit dhe nxjerrjes së materialit biologjik njerëzor, si dhe mbi aspektet etike dhe ligjore të këtyre kërkimeve.

Email-i i plotë, i publikuar nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, mund të lexohet KËTU.

 

Trending