Rruga rajonale Ballaban-Banjskë tashmë ka emrin e heroit Afrim Bunjaku.
Për zbulimin e emrit të kësaj rruge atje shkoi kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca, si dhe ministra të kabinetit qeveritar.
Kurti kishte njoftuar për këtë në mbledhjen e Qeverisë.
“Në mbledhjen e 221-të të Qeverisë, ndër vendimet tona kryesore ishte emërtimi i Rrugës Rajonale R-217 segmenti: Ballaban – Banjskë, me emrin e Heroit të Republikës së Kosovës “Afrim Bunjaku””.
Ndërkaq, sot pas homazheve që bëri te varri i Afrim Bunjakut, Kurti tha se rruga e tij është rruga e të gjithëve.
“Sot në Banjskë të Zveçanit është vendosur tabela në të cilën shkruan rruga “Afrim Bunjaku”. Kjo është rruga e të gjithë neve”