Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj S.J. (30) nga Tetova, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, përcjell tetova1
Më 27.03.2025, zyrtarët policorë kanë kryer kontroll në banesën e të dyshuarit, ku është zbuluar një laborator i improvizuar i pajisur për krijimin e kushteve të kontrolluara për kultivimin e marihuanës. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar sasi marihuane si dhe bimë të kanabisit./tetova1.mk










