Një zëdhënës i ushtrisë iraniane i ka thënë televizionit shtetëror se lufta, pavarësisht armëpushimit në fuqi, nuk ka mbaruar për Iranin.
Kjo deklaratë erdhi menjëherë pas njoftimit të fundit të Donald Trump në rrjetet sociale, shkruan Sky News.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë më herët se “nuk është i sigurt kush po e drejton Iranin tani”, ndërsa struktura e komandës është “në kaos të plotë”, me disa fraksione që po luftojnë për pushtet.










