Kreu i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi thotë se Fronti Europian nuk ndahet, përcjell TV21. Rexhepi tha se për momentin partitë që janë pjesë e koalicionit po realizojnë takime me qytetarë dhe struktura të partive, ndërsa vendimet për veprime konkrete do të merren në kuadër të koalicionit.
“Pa dyshim, kjo është marrëveshje e përbashkët në kuadër të Frontit Europian, që të gjithë t’i takojmë strukturat tona politike, që pastaj në koordinim si Front, si koalicion, të sjellim vendime për aktivitetet e radhës që do të na pasojnë. Nuk ndahet Fronti Europian, është një Front që duhet të vijë të fuqizohet për faktin që mbron interesat, po dëshmon që mbron interesat e qytetarëve, posaçërisht të atyre që janë jo maqedonas”, shtoi Rexhepi./tv21.tv