Në studion e Daily Click, Skender Rexhepi tha se VMRO e ka ndihmuar VLEN-in jo vetëm në aspektin financiar e të PR-së por edhe me vota, që sipas tij, qëllimi i vetëm ishte që t’i afrohet Frontit Europian.
“Dihej shumë fuqishëm se VMRO-ja është e njëjtë përmes oligarkëve maqedonas, që edhe në aspektin financiar e ka ndihmuar VLEN-in, edhe në aspektin e PR e ka ndihmuar VLEN-in por edhe në aspektin e votave e ka ndihmuar, me të vetmin qëllim, që t’i afrohet Frontit Europian në zgjedhjet parlamentare”, tha Skender Rexhepi Zejdi.