Trendy

Zekolli Shaqiri: Provimi i jurisprudencës do të jepet edhe në gjuhën shqipe

Para 2 muaj

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri në emisionin “Debat në Shenja”, tha se i përkrah studentët në kërkesën e tyre që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe.

Ajo tha se ata janë duke kërkuar një modalitet dhe formë se si t’ju ndihmohet dhe të zgjidhet kjo problematikë.

“Kemi bërë një grup që po merret me këtë çështje dhe studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe, jo vetëm këtë të jurisprudencës, por më shumë. Në ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale edhe aty ishte në gjuhën maqedonase. Me ardhjen e VLEN-it, provimet profesionale tani jepen në gjuhën shqipe”, deklaroi Zekolli Shaqiri.

Lidhur me rastin e punësimit të Haqim Ramadanit në komunën e Çairit, Zekolli Shaqiri me përgjigje:

“Si një kuadër që i plotëson kushtet dhe ka një bagazh të tillë, mendoj se mund të shërbej në komunën e Çairit. Konsideroj se kjo është arsyeja pse është angazhuar në komunë. Nuk është i vetmi, nuk do të thotë që pjesa territoriale duhet të jetë kusht që duhet të plotësohet. Haqimin si profesionist e vlerësoj dhe si i tillë mund të jap kontribut në komunën e Çairit”, ka thënë Zekolli Shaqiri.

Trending