Bota

Zelensky: Ukraina nuk do t’i njohë bisedimet SHBA-Rusi në Arabinë Saudite

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

February 17, 2025, 05:02

Ukraina nuk do të marrë pjesë në bisedimet mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre rusë në Arabinë Saudite, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky para mediave në Abu Dabi, në nisje të vizitave të tij në Lindjen e Mesme, duke përfshirë edhe Arabinë Saudite dhe Turqinë.

Zelensky ka thënë se Ukraina nuk është në dijeni të bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në Arabinë Saudite dhe konsideron që asnjë negociatë për Ukrainën, por pa Ukrainën, nuk do të ketë rezultat.

“Nuk mund të njohim asnjë marrëveshje për ne, pa ne”, u ka thënë Zelensky gazetarëve në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Nuk do t’i njohim këto marrëveshje”, ka thënë ai.

I dërguari i posaçëm amerikan për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg, ka thënë të hënën pasdite se askush nuk do t’ia imponojë Zelenskyt marrëveshjen për paqe dhe që “ai dhe njerëzit e tij do ta marrin atë vendim”.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe Yuri Ushakov, ndihmësi i presidentit rus, Vladimir Putin për çështje të politikës së jashtme, do të udhëtojnë për në Arabinë Saudite, për t’u takuar me homologët e tyre amerikanë, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Bisedimet e planifikuara për 18 shkurt në Riad do të fokusohen në përmirësim të marrëdhënieve mes Moskës dhe Uashingtonit, ka thënë Peskov para gazetarëve.

Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cili veçse është në Riad, Këshilltari për siguri kombëtare, Mike Waltz, dhe i dërguari i posaçëm, Steve Witkoff, ka konfirmuar Departamenti amerikan i Shtetit.

Duke folur në një konferencë për media në Moskë, bashkë me homologun e tij serb, Lavrov ka thënë se Evropa tashmë i ka pasur disa mundësi për t’u përfshirë në gjetjen e një zgjidhjeje për Ukrainën, dhe nuk e di se si mund të kontribuojnë shtetet evropiane nëse ftohen në tavolinën negociuese, duke marrë parasysh se politikanët evropianë dëshirojnë që lufta të vazhdojë.

Ndonëse ekzistojnë pikëpamje të ndryshme për Ukrainën në mesin e politikanëve evropianë, shumica pajtohen se dëshirojnë “paqe afatgjate” për Ukrainën.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka insistuar që Zelensky “do të përfshihet” në negociatat për t’i dhënë fund luftës ruse, derisa ka thënë se mund të takohet shumë shpejt me liderin e Kremlinit, Putin.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_5597
Holandezët rrëzojnë italianët sërish, tash PSV-ja heq Juven
IMG_5413
Inzaghi me pantallonat e grisura kundër Juventusit, imazhet bëhen “virale” në rrjetet sociale
IMG_5411
Berat Jakupi, anëtari i ri në Komitetin Olimpik të Maqedonisë
IMG_5355
Shkëndija reagon ndaj referimit në duelin kundër Vardarit
IMG_5199
Rinis kampionati elitar, fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, humb Struga

Më shumë nga kategoria

IMG_5355
Shkëndija reagon ndaj referimit në duelin kundër Vardarit
IMG_5199
Rinis kampionati elitar, fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, humb Struga
IMG_4947
Vardari refuzon kërkesën e Ballistëve: Nuk jeni të mirëseardhur!
IMG_4717
Pal Dreshaj, presidenti i skuadrës shqiptare në Mal të Zi që e dërgoi në majat e suksesit
IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_5674
ASH: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet "MVR-VMRO" si në kohën e Gruevskit dhe Jankullovskës
IMG_5664
Harxhimet mujore për një familje në Maqedoni në muajin shkurt arrijnë mbi 63 mijë denarë
IMG_5662
Pagesa e “TVSH-ja ime” për muajin tetor-dhjetor do të lëshohen deri në fund të shkurtit
IMG_5661
Kopshti zoologjik Shkup demanton se kanë ngordhur mbi 40 kafshë
IMG_5657
Pjesëtarët e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut nuk mund të mbajnë mjekër, mbetet në fuqi ndalesa
IMG_5652
Incident në Gjykatën Themelore në Shkup: Punonjësi hyn me thika dhe sëpatë