Trendy

Zemri Idrizi Bartës i Listës së AKI për Komunën e Tearcës

Para 10 muaj

Zemri Idrizi Bartë ka njoftuar se ka pranuar të udhëheqë listën e këshilltarëve të Besëlidhjes Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në Komunën e Tearcës, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve për të shërbyer si Kryetar i Këshillit të Komunës.

Në një postim në rrjetet sociale, ai u drejtohet qytetarëve dhe thotë:

“Të dashur miq, në këto rrethana të vështira në shtet kam pranuar t’i prijë listës së këshilltarëve të Besëlidhjes Aleanca Kombëtare për Integrim në Komunën e Tearcës!

Duke faleminderuar strukturat drejtuese të Besëlidhjes (AKI) në Tearcë dhe z. Ali Ahmeti për nominimin tim, Ju drejtohem me respektin më të madh si pedagog, prind, familjarë e mik i juaj për të kërkuar besimin tuaj!”

Ai thekson se mbështetja e qytetarëve është më shumë se një votë:

“Besimi që kërkoj prej jush nuk është thjesht një votë, por një borxh moral, një përgjegjësi e madhe dhe një amanet që më obligon të punoj me ndershmëri e përkushtim! Unë kërkoj mbështetjen tuaj për të shërbyer si Kryetar i Këshillit të Komunës për t’i dhënë zë halleve, kërkesave dhe ëndrrave të secilit prej jush!”

Idrizi Bartë thekson gjithashtu rëndësinë e transparencës dhe shërbimeve efikase:

“Ky amanet do të thotë t’i vendosim interesat e qytetarëve mbi çdo interes tjetër. Do të thotë të vazhdojmë të ndërtojmë një komunë me shërbime më efikase, transparencë më të lartë dhe vendimmarrje më të drejtë!”

Ai përfundon me thirrjen për bashkëpunim dhe angazhim për projekte konkrete:

“Me mbështetjen tuaj, ky besim do të kthehet në punë konkrete, në projekte që përmirësojnë jetën tonë të përditshme dhe në vendime që garantojnë të ardhme më të sigurt për të gjithë! Ju ftoj të më besoni këtë amanet dhe së bashku me Kryetarin e ardhshëm z. Nazim Taipi dhe kolegët e mi të ecim përpara!”

Trending