Maqedoni

Zgjedhjet lokale! Mickoski: VMRO-DPMNE fituese absolute!

February 9, 2025, 02:02

Diskutimi për zgjedhjet lokale që do të mbahen në mesin e këtij viti kanë filluar tashmë një kohë të gjatë.

Partitë politike kanë filluar diskutimet brenda-partiake për të zgjedhur kandidatët të cilët sipas partive do të jenë më të pranueshëm dhe do të sjellin fitore.

Për këto zgjedhje që pritet të mbahen ka folur edhe kryeministri Hristian Mickoski. Ai është i bindur se VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni do të jenë fitues absolut i zgjedhjeve lokale.

HRISTIJAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR

“Jam një optimist i vërtetë se koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të jetë ai që do të jetë fitues absolut, në bazë të anketave që kemi. Tani do të shohim në terren se si do të jetë dhe cili është vullneti i qytetarëve. Por ne kryejmë rregullisht të paktën dy, dhe ndonjëherë edhe tre, matje të opinionit publik çdo muaj përmes disa atributeve që i testojmë përmes politikave të caktuara, për të parë nëse jemi në rrugën e duhur apo jo dhe vlerësoj që deri tani, nga shifrat që kemi, po përmirësohemi muaj pas muaji. Janari ishte më i mirë se dhjetori, që ishte më i miri.”

Mickoski përmend edhe një anketë e cila sipas tij është zhvilluar në terren e sipas të cilës, VMRO-ja është para të tjerëve dhe ka trefishin e mbështetjes që kanë partitë tjera.

HRISTIJAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR

“Në anketën e fundit në terren që kam marrë, vlerësimi i VMRO-DPMNE-së si parti politike ishte mbi 30%, ndërsa partia e dytë ishte 6.8%. Pra, tani nëse në të kaluarën flisnim për një avantazh 3:1, tani është më shumë se 4:1, dhe unë pres që trendi të rritet në një nivel të caktuar dhe më pas të stabilizohet sepse kapaciteti do të shterohet, ky është vëllimi i votuesve.”

Se janë duke u përgatitur për zgjedhjet lokale e kanë thënë edhe nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë.

Nga Fronti Europian thonë se ata do të jenë fituesit absolut në zgjedhjet lokale në të gjitha komunat ndërsa koalicioni VLEN veç përgatitjeve, kanë paralajmëruar koalicion me VMRO-DPMNE-në në disa komuna.

Se mund të ketë koalicon, nuk e ka mohuar as kryeministri Mickoski. /tvklan.mk

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
IMG_5718
Lazim Destani viziton klubin e Shkëndijes, mesazh mbështetje dhe inkurajimi per skuadrën
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8821
Shaqiri: VLEN është në fazën finale të ligjit për ish ushtarët e UÇK-së
IMG_8818
A i shpëtoi Jahoski paraburgimit me dokument të rremë?!
IMG_8816
Për shkak të iftarit, nxënësit e dy shkollave të mesme në Tetovë ikin nga mësimi
IMG_8814
Komuna e Çairit fiton grantin maksimal nga UNDP për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në shkolla
IMG_8806
Trump ndërron mendje: Askush nuk po i dëbon palestinezët nga Gaza