Trendy

Zgjedhjet në Kosovë, voton Kurti: Ditë e mirë për demokracinë dhe vullnetin e lirë

Para 4 javë

Në Kosovë po zhvillohet sot raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku qytetarët në 18 nga 38 komuna votojnë për të zgjedhur kryetarët e rinj të komunave të tyre.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar këtë mëngjes në një qendër votimi në Prishtinë, duke i cilësuar votimet në balotazh si “ditë e mirë për demokracinë dhe vullnetin e lirë”.

Ai tha se u bën thirrje “gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të shfrytëzojnë rastin dhe të bëhen pjesëmarrës e vendimmarrës për kryetarët e komunave dhe kësisoj për katërvjeçarin në vijim për ata si banorë të komunave të Republikës”.

Trending