Gjimnazi i Tetovës sot ka zgjedhur drejtorin e ri dhe në vend të Teuta Llallës tani me institucionin arsimor do të udhëheq Jeton Kamberi.
“Sot, Gjimnazi i Tetovës ka drejtor të ri. Jeton Kamberi profesor i lëndëve juridike, me përvojë 20 vjeçare do të udhëheq me Gjimnazin e Tetovës “Kiril Pejçinoviç”. Me dy kandidatë në garë, Jeton Kamberi ka fituar shumicën e votave nga Këshilli i Shkollës, pra, 48 vota.Një profesor i respektuar jo vetëm nga kolektivi, por edhe nga nxënësit, andaj Ne, i urojm sukses drejtorit të ri me shpresë që Gjimnazit të Tetovës t’i kthehet dinjiteti dhe vlera e munguar” ka deklaruar shefi i sektorit për arsim, Validin Ademi.