Komuna e Zhelinës ka nisur sot asfaltimin e rrugës Çiflik – Dëbërcë, një projekt i shumëpritur nga banorët e zonës. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari Blerim Sejdiu, i cili theksoi se “edhe një ëndërr e jona po bëhet realitet”, duke falënderuar qytetarët për besimin e dhënë.
Punimet po zhvillohen me intensitet, ndërsa nga fotografitë shihet se segmenti po shtrohet me asfalt të ri, duke përmirësuar ndjeshëm lëvizjen dhe qasjen e banorëve të dy fshatrave.
Nga komuna theksojnë se projektet infrastrukturore do të vazhdojnë “pa ndalur”, në kuadër të planit për zhvillim lokal.










