Më 10 gusht 2025, rreth orës 03:00, në një objekt hotelierik në fshatin Zhelinë të Tetovës, policia e SPB Tetovë ka arrestuar personin E.A. (56) nga Tetova.
Gjatë kontrollit, tek ai u gjet dhe u konfiskua një substancë e bardhë në formë pluhuri, që dyshohet të jetë narkotik.
I ndaluari është dërguar në stacionin policor për procedurat e mëtejshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të fillojë parashtresa ligjore përkatëse.










