Maqedoni

Zhvillimet në ansambël, reagojnë artistët

Autori

Autori

Portali Tetova

August 4, 2024, 03:08

Ndjehemi të shokuar. Nuk kemi pritur që një gjë e tillë t’i ndodhë Ansamblit të këngëve dhe valleve shqiptare në Maqedoni. Në këtë mënyrë e shpreh reagimin e tij tanimë ish solisti i Ansamblit Jetmir Rexhepi, për mos vazhdimin e kontratave të punës për 34 artistë. Ai tha për Alsat se problemi me të punësuarit në këtë Institucion mund të zgjidhej shumë lehtë nga Qeveria e kaluar.

“Ka pas mundësi më herët Qeveria e kaluar qysh në janar si gjitha institucionet tjera, edhe ky Institucion të gjendet dhe të gjej zgjidhje për artistët që janë gati pesë vite aty. Dhe pesë vite mos bësh zgjidhje për këto artistë se di skam çka të them. E turpshme është shumë, e turpshme është shumë, të lësh 34 artistë rrugëve është e turpshme. Sepse secili ka hallin e vet skam tekst s’di çka të them. Ne rimë në shtëpi, artistë por edhe më e turpshme është të merr pjesë me tre artistë para parlamentit. Kjo ende më e turpshme është. Ansamblin nuk e bëjnë tre artistë por 50 – 90 artistë. Pas kësaj që ndodhi ne kemi pritur që institucioni të merr masa dhe të kthehen në vende pune me vendime e jo të na nxjerrin. Ne pritëm të marrim vendime e jo të dalim prej aty. Dhe të vazhdosh të marrish projekte të bësh me tre punëtor, kjo është e çuditshme s’kam koment”, tha Jetmir Rexhepi, ish solist.

Rexhepi madje flet edhe për presionet që i ka bërë drejtori i Ansamblit Shkodran Tolaj ndaj të punësuarve duke u bërtitur atyre.

“Unë si person si Jetmir, jam mësu me ato bërtitje. Na u bë përditshmëri ajo më. Por më vinte shumë shumë keq se unë mund ti bëj ball asaj por jo çdo kush mund ti bëj. Ti bëhesh gati për të dal në koncert, kur e sheh dikush qan anash. Nuk është normale kjo. Përgatitesh për koncert, kam përgatit ndjenjat për koncert jam mbush me energji, dhe vjen personi në fjalë bërtet uluret, bën skena që i ka bë përherë ato. S’është hera parë apo e fundit. Që në fillim i ka bë këto. Dhe është besoni gjë që të le pa koment, sepse nuk e kemi pritur këtë situatë. Institucionet duhet të marrin masa për këtë. S’është gjë e vogël kjo. Artisti si artist duhet të jetë i qetë i relaksuar dhe jo të torturohet me bërtitje. Përgjegjësia i bie shtetit që të merr masa”, shtoi Jetmir Rexhepi, ish solist.

Pas gjithë kësaj situate të krijuar në Ansambël, Rexhepi ka një porosi për drejtorin Shkodran Tolaj

“Një njeri që është si duhet me zemër të pastër, siç thotë se është, për të vazhduar procedura e punës të kthehet në normale, unë personalisht si Jetmir kisha dhënë dorëheqje, dhe ju kisha thënë urdhëroni vazhdoni. Është e dhimbshme se karrikja s`lëshohet kollaj por këtë karrige nuk na e ka bë babai, por populli”, u shpreh Jetmir Rexhepi, ish solist.

Dy vjet me parë Alsat kishte raportuar për shumë parregullsi dhe keqpërdorime parash në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqipe, bazuar në raportin e Sektorit për Mbikëqyrje Juridike dhe Inspektuese në Ministrinë e Kulturës. Në atë raport thuhej se drejtori i Ansamblit Shkodran Tolaj nuk ka respektuar nenin 70-b të Ligjit për Kulturë, dhe nuk ka dorëzuar dëshmi për shpenzimet e bëra pa arsyetim gjatë punës së Ansamblit për vitin 2020, por as edhe për vitin 2021. Madje ministrja e Kulturës aso kohe Bisera Kostadinovska Stojçevska kishte thënë se ndaj drejtorit të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqiptare, Shkodran Tolaj, dy herë me radhë janë konstatuar keqpërdorime të fondeve, duke bërë pagesa pa dedikim ashtu siç parashikojnë ligjet. Alsat mëson jozyrtarisht se hetimet kanë nisur edhe për veprimtarinë e vitit të fundit. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1939
Kthehen ndeshjet e Ligës së Kombeve, Maqedonia në Riga kërkon fitore ndaj Letonisë
IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo
IMG_1740
Ronaldo e mposht Messin “Pa balotazh”
IMG_1715
Trajneri i Serbisë e vlerëson lart Xhakën: Është një lojtar i madh
IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?

Më shumë nga kategoria

IMG_1715
Trajneri i Serbisë e vlerëson lart Xhakën: Është një lojtar i madh
IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC
IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi
wqfqfwqfwq
Bashkëpunimi i FSHF-së me Serbinë, reagojnë Dardanët: Turpi do të jetojë përjetë, Kosova nuk do ta falë
IMG_1996
Ademi sfidon VLEN-in: Ju jap afat 48 orë të tregoni se cili është mekanizimi ligjor i cili do të përcjell përfaqësimin e drejt dhe adekuat
IMG_1992
Ademi: Jemi përballë një krizë të rëndë të bashkëjetesës, po kërcënohet e ardhmja dhe stabiliteti i shtetit multietnik
IMG_1957
Aplikacionet që harxhojnë më së shumti internet
IMG_1949
Balancuesi/ Arbër Ademi: Kushtetuesja e rrënoi postulatin kryesor të Marrëveshjes së Ohrit, na ktheu para vitit 2001
IMG_1948
Konstatimet e Antikorrupsionit për udhëtimin në SHBA, Mickoski: Biri im, të lutem të më falësh
IMG_1946
Dilema! Kryetari i Komunitetit Mysliman në Shqipëri s’do të marrë pjesë në hapjen e xhamisë që do të përurohet nga Erdogani

DIASPORA