Trendy

Zjarr e tym masiv: Pamje nga shpërthimi masiv afër bazës iraniane të raketave në Isfahan!

Para 2 orë

Televizioni BBC ka vërtetuar pamje ku shihet një shpërthim i madh afër një baze të rëndësishme iraniane të raketave në periferi të Isfahanit.

Transmetuesi britanik ka ekzaminuar tri video të shpërndara një ditë më parë në rrjete sociale, përfshirë një që shfaq shtëllungë të madhe tymi dhe mbetje të zjarrit në ajër afër bazës raketore të Isfahanit Jugor. Personi që po incizonte e shpreh tmerrin e vet nga shkalla e shpërthimit.

Kjo bazë ndodhet në skajin e një vargmali në jug të qytetit Isfahan, në pjesën qendrore të Iranit, raporton televizioni BBC.

Në një video tjetër, e incizuar në pjesën veriore të bazës, shihet tymi duke u ngritur mbi male nga zjarri dhe disa shpërthime të mëdha dytësore që ndodhën më pas.

Në videon e tretë nga qyteza Baharestan shihet baza duke u djegur për disa minuta.

Disa shpërthime dytësore duken edhe në këtë video, ku mbetjet shihen duke u hedhur në ajër në mënyrë të përsëritur ose duke rënë në mal.

Trending