Trendy

Zjarr fatal në Tetovë – humb jetën një 76-vjeçar, lëndohet djali i tij

Para 8 orë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Tetovë. Më datë 13.01.2026, rreth orës 19:20, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “180” një banesë është përfshirë nga zjarri.

Sipas informacioneve zyrtare, zjarri ka kapluar banesën në pronësi të O.S. (76) nga Tetova, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë në vendngjarje. Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar.

Gjatë përpjekjeve për të shuar zjarrin, djali i tij M.S. (51) ka pësuar lëndime nga djegiet. Ai është transportuar me automjet të Ndihmës së Shpejtë në Spitalin Klinik të Tetovës, ku po merr trajtim mjekësor.

Zjarri është shuar nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit e Tetovës, ndërsa në vendin e ngjarjes është kryer këqyrje nga Prokurori Publik dhe ekipi inspektues i SPB Tetovë. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të zjarrit.

Trending