Sot rreth orës 14:01, njësia territoriale kundër zjarrit në Tearcë ka pranuar thirrje se në hyrje të Nerashtit është kapluar nga flakët një terrasë e një shtëpie, shkruan Tema.mk. Siç mësohet, brenda terrasës ka pasur edhe një bombolë gazi, por intervernimi i shpejt i zjarrfikësve ka evituar që pasojat mos të jenë më të mëdhaja.
Komandanti i zjarrfikësve në Tetovë, Avni Ameti ka falenderuar kolegët nga Tearca për intervenimin e shpejt dhe në kohë për të mos ndodhur dëme në njerëz. Sipas burimeve, janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe zjarri është ndaluar në kohë./Tema.mk/












