Trendy

Zjarr në kazermën ushtarake në Tetovë – dy ushtarakë të lënduar

Para 10 muaj

Tetovë, 18 qershor 2025 – Sot rreth orës 13:46, në një objekt brenda kazermës ushtarake në rrugën “Fushtanska” në Tetovë, ka shpërthyer një zjarr, i cili ka shkaktuar ndërhyrje urgjente të autoriteteve.

Sipas raportit zyrtar të SPB Tetovë, gjatë përpjekjes për të lokalizuar dhe shuar flakët, dy pjesëtarë të Armatës janë lënduar. Ata janë transportuar menjëherë në Qendrën Klinike të Tetovës për trajtim mjekësor.

Zjarrfikësit e Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë kanë arritur në vendngjarje dhe kanë arritur ta shuajnë zjarrin. Autoritetet përkatëse kanë njoftuar edhe Prokurorin Publik dhe janë duke hetuar shkaqet e këtij incidenti.

Trending