Njësia për Mbrojtje dhe Shpëtim në Koordinim të Zjarrfikësve (NJTKZ), nën drejtimin e Komandantit Avni Ameti, ka arritur të lokalizojë në kohë dhe me profesionalizëm një zjarr të shpërthyer pranë varrezave të qytetit.
Ngjarja është bërë e ditur përmes një reagimi publik të kryetarit të Komunës së Tetovës Bilall Kasami, ku theksohet angazhimi dhe përkushtimi i zjarrfikësve për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve dhe mjedisin.
“Falënderoj NJTKZ me në krye Komandantin Avni Ameti, të cilët në kohë dhe me profesionalizëm arritën të lokalizojnë zjarrin afër varrezave të qytetit! Në krye të detyrës, si gjithmonë!” – thuhet në statusin e Kasamit.
Falë ndërhyrjes së shpejtë, është shmangur përhapja e flakëve dhe dëmet e mundshme në zonën përreth.










