Trendy

Zjarri që filloi në Radushë i afrohet Jazhincës

Para 7 muaj

Zjarri që filloi më 9 gusht në rajonin e fshatit Radushë, sot me shpejtësi është përhapur edhe në rajonin e Jazhincës dhe i afrohet këtij fshati.

Pamjet që na kanë arritur në redaksinë tonë tregojnë se zjarri I afrohet këtij fshati kufitar dhe shihen banorë të cilët kanë dalur për të parandaluar përhapjen e zjarrit. Zjari ëhshtë rreth një kilometër larg nga fshati Jazhincë, raporton Tv Koha.
Banorët e këtij fshati janë angazhuar me eskavator dhe mjete tjera për të parandaluar përhpajen e flakëve të zjarrit në drejtim të fshatit të tyre, kurse në terren janë edhe njësia e zjarrfikësve të Tetovës dhe një helikopter që ndihmon në lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.Sipas informacioneve të deritanishme zjarri ka filluar në fshatin Radushë ku edhe janë shkaktuar dëme materiale.
Nga Bashkësia Lokale e fshatit Radushë, në një postim në rrjetet sociale thonë se zjarri i cili shpërtheu ditë më parë në pjesën perendimore të fshatit Radushë në drejtim të Tetovës shkaktoi dëme materiale dhe akoma vazhdon të jetë aktiv edhe gjatë natës. Sipas Bahkësisë Lokale të fshatit Radushë, ky zjarr me shumë gjasa erdhi si pasojë e hudhjes së cigares, njofton Tv Koha.

Sipas informacioneve të deritanishme, nga një janari e deri në fund të muajit maj dëmet llogariten mbi 25 milion denarë ndërsa janë djegur mbi 500 hektarë pyje. Vetëm në muajin qershor janë djegur mbi 380 hektarë pyje. Sipas informatave, nga Ndërmarrjes Publike Pyjet Nacionale, vetëm në muajit korrik, ka pasur më shumë zjarre se në gjashtë muajt e fundit të këtij viti dhe atë mbi 50 zjarre në të gjithë territorin.
Sa i përket dëmeve të shkaktuara nga zjarret në muajin korrik dhe gusht, për shkak të vazhdueshmërisë së zjarreve ende po bëhen analiza për të konstatuar dëmet.

Sa i përket zjarreve aktive sot, nga Qendra për Menaxhim me Kriza, njoftojnë se në 24 orët e fundit kemi 19 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilët 11 janë shuar, ndërsa tetë zjarre vazhdojnë të jenë aktiv. Komunat duhet që të përgadisin elaboratin për dëmet të cilat i kanë pasur në tokat bujqësore nga zjarret, me qëllim që këto dëme të paguhen sa më shpejt.

Trending