Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza, ka reaguar ashpër publikisht lidhur me një reklamë të krijuar me inteligjencë artificiale që përdorte fytyrën e saj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shkurta ka deklaruar se reklama është një mashtrim dhe ka mallkuar personat që e kanë krijuar atë.
“Zoti i vraftë!”, ka shkruar ajo, duke bërë thirrje që institucionet përkatëse të ndërmarrin hetime për këtë rast.
Postimi i plotë i Shkurte Fejzës:
Të dashur miq kjo reklamë është gënjeshtër.Eshte rrenë. Njerëz të papërgjegjshëm keqperdorin emrin tim dhe nuk është hera e parë. Zoti i vraftë.
P. S. Apeloj te institucionet përkatëse të shtetit të hetohen këto gjëra ne kuader te krimeve kibernetike.










