Trendy

Zv/drejtori i Doganave, Mustafë Dauti vizitoi vendkalimin kufitar në Novosellë: Shpreha vlerësim për profesionalizmin

Para 1 orë

Në kuadër të angazhimeve zyrtare, zv/drejtori i Doganave të RMV, Mustafë Dauti, realizoi sot një vizitë pune në Pikën Kufitare Novosellë, me qëllim të vlerësimit të funksionimit të proceseve të punës dhe koordinimit institucional. Gjatë vizitës u zhvilluan takime me stafin, ku u diskutua mbi përmbushjen e detyrave, sfidat operative dhe rëndësinë e zbatimit me përpikëri të procedurave ligjore dhe standardeve profesionale.

“Shpreha vlerësimin për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar nga zyrtarët doganorë, duke theksuar se përgjegjësia, integriteti dhe bashkëpunimi mbeten elemente kyçe në garantimin e sigurisë kufitare dhe ofrimin e një shërbimi cilësor për qytetarët”, tha pas takimit zv/drejtori Dauti./Lideri.mk

Trending