Maqedoni

Zv/kryeministri i parë Mexhiti për 8 Mars: Gratë nuk janë thjesht pjesëmarrëse, por vendimmarrëse

March 8, 2025, 11:03

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka dërguar mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, duke theksuar rëndësinë e barazisë gjinore dhe përfshirjes së grave në vendimmarrje.

Në një postim në rrjetet sociale, Mexhiti ka theksuar se 8 Marsi nuk është vetëm një datë simbolike, por një dëshmi e progresit të grave në luftën për të drejtat e tyre. “Kjo ditë na kujton se barazia nuk është një privilegj, por një e drejtë themelore, e cila duhet të mbrohet dhe të forcohet çdo ditë, jo vetëm me fjalë, por me veprime konkrete,” ka shkruar ai.

Mexhiti gjithashtu ka nënvizuar se në ekipin e tij politik dhe qeverisës gratë nuk janë thjesht pjesëmarrëse, por vendimmarrëse. Ai ka vënë në dukje se të gjitha deputetet e partisë së tij, Lëvizja Demokratike (LD), janë gra, ndërsa një nga dy zëvendësministrat e kësaj partie është grua. Po ashtu, ai ka përmendur se zëdhënësja dhe këshilltarja për arsimin në qeveri, si dhe shefja e kabinetit të tij në parti, janë gjithashtu gra.

“Ky nuk është një përjashtim, por një model që duhet të forcohet dhe të zgjerohet në çdo fushë të shoqërisë,” ka theksuar Mexhiti, duke bërë thirrje për angazhim të vazhdueshëm për një shoqëri ku gratë nuk duhet të kërkojnë të drejtat e tyre, por ato të jenë të garantuara.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare

Më shumë nga kategoria

IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
IMG_8106
Bashkim Hasani mesazh BDI-së: Shqiptarët shumë kanë bërë për ju, por çka bënët ju!?
IMG_8098
Bexheti: Nuk do t’i bojkotojmë zgjedhjet lokale, por është e mundur kriza politike
vlen
VLEN: Me Arben Taravarin po sjellim ndryshime në shëndetësi!
IMG_8093
ESHS: Në RMV rritet numri i divorceve dhe ulet numri i martesave
IMG_8089
Kurti: Rashiq u shantazhua në forma të ndryshme për t’ia dëmtuar reputacionin te votuesit serbë
IMG_8085
Grevë e papritur në aeroportet e Gjermanisë, anulohen qindra fluturime!