Trendy

Zv/kryeministri Sali takohet me ambasadorin Meidani: Diskutohet për marrëdhëniet Maqedoni – Shqipëri

Para 2 muaj

“Sot pata nderin të takohem me Ambasadorin e Shqipërisë, Denion Mejdani. Diskutuam mbi forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Veçanërisht, biseduam për projektin One Stop Shop, një hap i rëndësishëm drejt lehtësimit të qarkullimit të qytetarëve dhe mallrave, si dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët tanë.

Jam i bindur se iniciativa të tilla do të forcojnë edhe më shumë lidhjet tona dhe do të kontribuojnë në zhvillimin rajonal” – ka shkruar zv/kryeministri Bekim Sali.

Trending