Trendy

Zvicër: Gjobitet sepse bëri pazar vetëm 11 minuta e jo mbi 15: “Po të isha vonuar edhe katër minuta, do të shpëtoja”

Para 1 orë

Lorenz Kunkler, 66-vjeçar nga Rheinfelden, po lufton kundër një gjobe prej 100 frangash zvicerane që iu shqiptua në Birsfelden, pasi sipas autoriteteve ai u konsiderua “kalimtar” në lagje.

Sipas tij, gjithçka lidhet me vetëm katër minuta. “Po të kisha qëndruar edhe katër minuta më shumë duke bërë pazar, nuk do të isha gjobitur”, deklaroi ai.

Rasti lidhet me sistemin e ri të kontrollit të trafikut që komuna e Birsfeldenit ka vendosur që nga shtatori i vitit 2025. Kamerat monitorojnë hyrjen dhe daljen e automjeteve në lagjet e prekura, ndërsa kush largohet brenda më pak se 15 minutash konsiderohet si shofer transit dhe gjobitet me 100 franga.

Kunkler kishte hyrë në lagje më 5 nëntor 2025 në orën 11:18 për të blerë ujë mineral në një dyqan pijesh. Fatura tregon se pagesa prej 70 frangash u krye në orën 11:25, ndërsa ai doli nga zona në orën 11:29. Pra, qëndrimi i tij zgjati vetëm 11 minuta.

“Për komunën unë jam thjesht kalimtar, edhe pse kam bërë blerje reale”, thotë ai me ironi. Sipas tij, madje kishte marrë edhe leje për të hyrë me makinë deri te dyqani.

Ai tani akuzon komunën dhe prokurorinë e kantonit për një sistem absurd dhe kërkon reagim publik: “Do të doja të mblidhja të gjithë ata që janë gjobitur dhe të bënim një xhiro 16-minutëshe nëpër lagje, që kjo marrëzi të mos ndëshkohej.”

Ndërkohë, komuna mbron sistemin duke thënë se synimi është ulja e trafikut tranzit në zonat e banuara. Vetëm nga shtatori deri në dhjetor 2025, në Birsfelden janë mbledhur rreth 2.3 milionë franga nga gjobat.

Trending