Trendy

Zvicra po mbushet me popull, ndërsa Evropa po zbrazet?!

Para 9 orë

Sipas të dhënave të fundit, Zvicra ka kaluar mbi 9 milionë banorë dhe vazhdon të rritet kryesisht falë emigracionit, jo lindjeve.
Në të njëjtën kohë, për herë të parë, numri i personave mbi 65 vjeç ka tejkaluar atë të të rinjve nën 20 vjeç. Në kontrast, shumë rajone të Evropës – sidomos në lindje dhe jug – po përjetojnë rënie të popullsisë për shkak të lindshmërisë së ulët dhe emigrimit, raporton SRF, transmeton albinfo.ch.
Parashikimet tregojnë se pas vitit 2026, popullsia e Bashkimit Evropian do të fillojë të bjerë në mënyrë afatgjatë.

Ndërkohë, rritja në Zvicër po sjell edhe sfida: presion mbi tregun e banesave, infrastrukturën dhe shërbimet publike.
Ekspertët theksojnë se kjo ndarje demografike po krijon një Evropë me dy ritme: një pjesë që rritet dhe urbanizohet, dhe një tjetër që zbrazet gradualisht.

Trending