Trendy

Zyrtari i lartë iranian: Ende ka dallime domethënëse mes Iranit e ShBA-së

Para 1 orë

Dallime domethënëse mbeten mes Iranit e Shteteve të Bashkuara për të arritur një marrëveshje me qëllim të përfundimit të luftës, i tha agjencisë “Reuters” një zyrtar i lartë iranian, duke shtuar se mbajtja e Ngushticës së Hormuzit hapur do të varet nga respektimi i kushteve të armëpushimit nga ShBA-ja.

Zyrtari që foli në kushte anonimiteti tha se “asnjë marrëveshje nuk është arritur për hollësitë e çështjeve bërthamore” dhe se nevojiten bisedime serioze për t’i tejkaluar dallimet, transmeton gazeta “The Times of Israel”.

Ai shtoi se Teherani shpreson që një marrëveshje preliminare mund të arrihet ditëve në vijim me përpjekjet e Pakistanit për ndërmjetësim, me mundësinë që të zgjatet afati i armëpushimit “për të krijuar hapësirë për më shumë bisedime rreth heqjes së sanksioneve ndaj Iranit dhe sigurimin e dëmshpërblimit për dëmet e luftës”.

“Në këmbim, Irani do t’i ofrojë garanci komunitetit ndërkombëtar për natyrën paqësore të programit të vet bërthamor” – tha zyrtari iranian, duke shtuar se çfarëdo “narrative për bisedimet që po vazhdojnë është keqinterpretim i situatës”.

Trending