Trendy

Zyrtari i lartë iranian i reagon Trump: Uraniumi i Iranit nuk do të transferohet askund

Para 8 sekonda

Uraniumi i pasuruar i Iranit nuk do të transferohet askund, ka deklaruar një zyrtar i lartë në Teheran.

Duke folur për mediat shtetërore iraniane, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmail Baghaei, tha se “transferimi i uraniumit në SHBA nuk është paraqitur si opsion. Uraniumi i pasuruar i Iranit është po aq i shenjtë për ne sa toka e Iranit dhe në asnjë rrethanë nuk do të transferohet askund”.

Kjo deklaratë vjen pasi Donald Trump tha më herët gjatë ditës se Irani ka “pranuar gjithçka”, përfshirë edhe largimin e uraniumit të pasuruar nga vendi.

Sa i përket negociatave, Baghaei tha se “heqja e sanksioneve ka një rëndësi të madhe për ne, ndërsa kompensimi për dëmet e shkaktuara është një prioritet i veçantë për Iranin”.

Trending