Spitali Klinik i Tetovës ka shënuar një moment të rëndësishëm me ndarjen e 109 vendimeve të punës për punonjës të rinj.
Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Erzen Elezi, e ka cilësuar këtë një ditë historike për institucionin, duke theksuar se punësimet e reja do të kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.
“Ky është një hap i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe për krijimin e kushteve më të mira për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Tetovës dhe gjithë Pollogut”, ka shkruar Elezi.
Ai u ka uruar punonjësve të rinj shëndet, mbarësi dhe suksese në ushtrimin e profesionit, duke theksuar rëndësinë e përkushtimit dhe profesionalizmit në punën e tyre.
“Me përkushtim dhe profesionalizëm, së bashku vazhdojmë të ndërtojmë një spital më të fortë dhe më cilësor”, ka deklaruar drejtori Elezi.











