Trendy

139 fëmijë në Pediatrinë e Tetovës brenda 48 orëve, 12 prej tyre hospitalizohen

Para 60 minuta

Temperaturat e larta që po mbizotërojnë ditët e fundit kanë shtuar fluksin e pacientëve të vegjël në Repartin e Pediatrisë pranë Spitalit Klinik të Tetovës. Të dhënat e fundit tregojnë se vetëm brenda 48 orëve të fundit është shënuar një rritje e ndjeshme e rasteve, ku për dhjetëra fëmijë është kërkuar ndihmë mjekësore.

Në spitalin klinik të Tetovës gjegjësisht në repartin e pediatrisë kemi pasur 139 rast në 48 orët e fundit. Nga të cilët 12 fëmijë janë hospitalizuar edhe të tjerët janë lëshuar me terapi shtëpiake”, thonë nga Reparti i Pediatrisë – Tetovë.

Simptomat më të shpeshta me të cilat paraqiten pacientët e vegjël janë temperatura e lartë, vjellja dhe diarreja.

Specialisti i pediatrisë, dr. Isa Osmani, sqaron se këto simptoma janë karakteristike për virozat e stinës së verës dhe shkaktohen nga një sërë faktorësh mjedisorë e higjienikë.(Tv21)

Trending