Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Mexhiti vlerëson ambasadorin Ulusoy: Miqësia mes Maqedonisë dhe Turqisë, urë e fortë

Mexhiti vlerëson ambasadorin Ulusoy: Miqësia mes Maqedonisë dhe Turqisë, urë e fortë

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka shprehur vlerësim dhe mirënjohje për ambasadorin e Republikës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Fatih Ulusoy, me rastin e përmbylljes së misionit të tij diplomatik në vend.

Mexhiti, përmes një njoftimi, theksoi kontributin e ambasadorit Ulusoy në avancimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.

“Me rastin e përmbylljes së misionit diplomatik të Ambasadorit të Republikës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Fatih Ulusoy, shprehim vlerësimin dhe mirënjohjen tonë për kontributin e tij të çmuar gjatë mandatit në vendin tonë”, ka deklaruar Mexhiti.

Sipas tij, qasja e ambasadorit Ulusoy ka ndihmuar në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Lexo edheAvioni që fluturonte nga Gjermania drejt Turqisë aterroi me urgjencë në Shkup, bashkë-pilotit iu përkeqësua gjendja shëndetësore

“Me qasjen e tij të hapur, miqësore dhe konstruktive, Ambasadori Ulusoy ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në avancimin e bashkëpunimit dhe në forcimin e marrëdhënieve të ngushta ndërmjet dy vendeve tona”, theksoi Mexhiti.

Bashkëkryetari i VLEN-it e ka falënderuar ambasadorin turk për bashkëpunimin gjatë mandatit, duke i uruar sukses në angazhimet e ardhshme.

“E falënderojmë për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe korrektësinë që e ka karakterizuar gjatë gjithë misionit të tij diplomatik, duke i uruar shumë suksese në angazhimet e ardhshme”, u shpreh Mexhiti.

Në fund, ai nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke theksuar se miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë do të vazhdojë të forcohet.

“Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë që do të vazhdojmë ta ndërtojmë dhe ta fuqizojmë së bashku”, deklaroi Mexhiti.

Më shumë për këtë

Bujar Osmani për rikthimin e Mexhitit në BDI: Të bëhemi bashkë për ta ndalur hovin e poshtërimit shqiptarMaqedoni · 2 ditë më parëMustafa Dauti merr pjesë në pritjen solemne për 103-vjetorin e Republikës së TurqisëMaqedoni · 6 ditë më parëVuçiç vlerëson Ramën si një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë. Shpreh keqardhje: Humbi kohë me protestuesit, tani rrezikon zgjedhjetRajon · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme