Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Macura i “Alta Bankës” i përfshirë edhe në këtë biznes në Maqedoninë e Veriut?

Macura i “Alta Bankës” i përfshirë edhe në këtë biznes në Maqedoninë e Veriut?

“Alta Banka“ përmes pronarit të saj Davor Macura bleu kompaninë e sigurimeve „ZOIL Maqedoni“ për rreth 1,7 milion euro.

Pas blerjes, emri u ndryshua në „Alta Osiguruvanje“ Sh.A. Shkup, ndërsa Macura u bë pronar i vetëm me 100% të aksioneve me të drejtë vote.

Kjo u bë e ditur sot nga LSDM-ja.

Shtrohet pyetja, shtojnë nga atje, nëse policat e sigurimit të qytetarëve janë të rrezikuara.

Lexo edheArrestohet pronari i “Alta Bankës” në Serbi, Davor Macura

“A janë të rrezikuara mbulimet e dëmeve nga aksidentet e trafikut, sigurimi i automjeteve, automjetet, prona, shtëpitë, banesat?
A janë të rrezikuara pagesat e sigurimeve private, sigurimit të udhëtimit dhe shëndetësor, lëndimet në punë?
A janë të rrezikuara sigurimet e objekteve afariste dhe industriale, makinerive dhe inventarit? Pse heshtet për këto pyetje?
A po ndërmerr diçka Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve?“”, pyesin nga LSDM. (INA)

Më shumë për këtë

Banka Popullore i caktoi administratorët, Ilija Andovski u bë “njeriu i parë” i Alta BankësMaqedoni · 1 ditë më parëVENDIM URGJENT/ Banka Popullore merr kontrollin e Alta Bankës në Manastir – vendoset limit 10.000 denarë në javë për qytetarët!Maqedoni · 3 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme