Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Mickoski për “Alta Bankën”: Kapitali nuk hyn në Maqedoni pa kontrollin e Bankës Popullore

Mickoski për “Alta Bankën”: Kapitali nuk hyn në Maqedoni pa kontrollin e Bankës Popullore

Kryeministri Hristijan Mickoski, dy ditë para se Banka Popullore e Serbisë t’ia revokonte licencën Alta Bankës, deklaroi se hyrja e një banke në tregun maqedonas kalon përmes kontrolleve të Bankës Popullore të Maqedonisë.

 

„Nuk e di nëse gjithçka është në rregull, por që një bankë të vijë në Maqedoni, duhet të kalojë nëpër një proces verifikimi nga Banka Popullore. Nuk mund të hyjë asnjë kapital pa kaluar nëpër këtë filtër“, deklaroi Mickoski në emisionin „Samo Intervju“ në Kanal 5.

 

Lexo edheI hiqet licenca e punës “Alta Bankës” në Serbi!

I pyetur për akuzat e LSDM-së lidhur me zgjerimin e ndikimit serb në sektorin bankar, sigurime dhe media, Mickoski i cilësoi ato si pjesë të fushatës opozitare, por nuk dha të dhëna konkrete për pretendimet rreth transaksioneve të lidhura me Aleksandar Vuçiqin.

licencën Alta Bankës për shkak të përkeqësimit të ndjeshëm të gjendjes financiare dhe rrezikimit të interesave të depozituesve.

 

Deklaratat e Mickoskit ishin dhënë para vendimit të autoriteteve serbe dhe nuk përbëjnë reagim ndaj revokimit të licencës.

 

 

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme