Një shtetas turk, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për dyshime se ishte përfshirë në një vrasje në Maqedoninë e Veriut, është arrestuar nga policia shqiptare gjatë tentativës për të hyrë në Shqipëri.
Sipas Policisë së Shqipërisë, 31-vjeçari me inicialet B.K. është identifikuar dhe ndaluar në pikën kufitare të Morinës, gjatë kontrolleve të intensifikuara për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.
Operacioni është realizuar nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me Interpol Tiranën. Verifikimet kanë konfirmuar se i dyshuari kërkohej nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për përfshirje të mundshme në një vrasje.
Urdhërarresti është lëshuar në bazë të një urdhri të Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit, të datës 27 tetor 2026.
Lexo edheBabai e rreh djalin e tij 30-vjeçar në një fshat të Tetovës, arrestohet nga policiaPas arrestimit, strukturat e specializuara për hetimin e krimeve të rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë së Kukësit kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij.
Interpol Tirana, në koordinim me institucionet kompetente të Maqedonisë së Veriut, po vijon procedurat për dorëzimin e 31-vjeçarit tek autoritetet maqedonase.
Më shumë për këtë
Brnabiç: Po kërkohet arrestimi i VuçiçitRajon · 2 ditë më parë
Momenti kur Policia arreston Albert Sylajn në Deçan – dyshohet për vrasjen e kunatës së tij, Arlinda Zekajt, në PejëLajme · 2 ditë më parë
Arrestohen tre persona për dy vrasjet në Gjorçe PetrovMaqedoni · 3 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












