Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Momenti kur Policia arreston Albert Sylajn në Deçan – dyshohet për vrasjen e kunatës së tij, Arlinda Zekajt, në Pejë

Momenti kur Policia arreston Albert Sylajn në Deçan – dyshohet për vrasjen e kunatës së tij, Arlinda Zekajt, në Pejë

Janë publikuar pamjet nga momenti i arrestimit të Albert Sylajt, i dyshuari kryesor për vrasjen e Arlinda Zekajt, ngjarje kjo që tronditi opinionin publik në Kosovë.

Sylaj, i cili ishte në kërkim nga Policia e Kosovës, u arrestua mbrëmjen e së martës, më 27 tetor 2026, rreth orës 23:40, në Deçan, pas angazhimeve intensive operative dhe hetimore.

Ai dyshohet se më 25 tetor 2026, në fshatin Vitomiricë të Pejës, ka vrarë kunatën e tij, Arlinda Zekajn.

Vrasja e rëndë kishte shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, veçanërisht pas raportimeve se viktima kishte kërkuar më herët mbrojtje nga institucionet përgjegjëse.

Lexo edheNjë muaj paraburgim për Jeton Sylajn, ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt

Sipas Policisë së Kosovës, lokalizimi dhe arrestimi i të dyshuarit u realizuan falë veprimeve operative të njësive policore, si dhe bashkëpunimit me qytetarët.

Policia ka bërë të ditur se veprimet e mëtejshme procedurale do të zhvillohen në koordinim me organet kompetente të drejtësisë.

Ndërkohë, në pamjet e publikuara shihet momenti i arrestimit të Albert Sylajt, pas dy ditësh në kërkim nga organet e rendit.

Shikoni pamjet e arrestimit në videon më poshtë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

VIDEO

Më shumë për këtë

Arrestohen tre persona për dy vrasjet në Gjorçe PetrovMaqedoni · 9 orë më parëSot i jepet lamtumira e fundit Arlinda ZekajtLajme · 1 ditë më parëDaut Haradinaj për rastin e Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askëndLajme · 2 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme