Rlinda Zekaj, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj të dielën në Vitomiricë të Pejës, do të varroset sot, më 27 tetor.
Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 15:00, në fshatin Radac të Pejës.
Ndërkohë, i dyshuari për rastin, Albert Sylaj, sipas, policisë, gjendet ende në arrati.
Rasti tronditi opinionin publik dhe ka rikthyer vëmendjen te dhuna në familje dhe nevoja për mbrojtjen e grave.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












