Një kompani nga Sllovenia ka kërkuar ndihmë për gjetjen e një automjeti luksoz BMW X6 të bardhë, të vitit 2021, i cili dyshohet se mund të jetë sjellë në Maqedoninë e Veriut, përfshirë edhe rajonin e Tetovës.
Sipas informacioneve të publikuara në mediat sllovene, automjeti është dhënë me qira nga kompania CDA Rental Solutions nga Izola, por nuk është kthyer në kohën e paraparë. Vlera e tij vlerësohet në të paktën 55.000 euro.
Lexo edheIsh-drejtori i Postës së Maqedonisë së Veriut nën hetim, dyshohet se shkaktoi dëm prej 11 milionë denarëshBëhet fjalë për një BMW X6 me targa sllovene LJ 97-IVJ. Sipas kompanisë, personi që e kishte marrë automjetin me qira më vonë kishte deklaruar se ishte grabitur dhe se makina i ishte marrë nga persona të panjohur.
Rasti po hetohet nga autoritetet policore në Koper të Sllovenisë. Dyshimet se automjeti mund të ndodhet në Maqedoninë e Veriut lidhen me faktin se personi që e kishte marrë me qira, sipas kompanisë, është edhe shtetas i Maqedonisë së Veriut.
Megjithatë, deri më tani nuk ka konfirmim se automjeti ndodhet në Maqedoninë e Veriut. Kompania paralajmëron se targat mund të jenë hequr ose zëvendësuar dhe ofron shpërblim të konsiderueshëm financiar për informacione që do të ndihmonin në gjetjen e tij.
Të dhënat e automjetit:
* Marka dhe modeli: BMW X6
* Ngjyra: E bardhë
* Viti: 2021
* Targat: LJ 97-IVJ
* Numri VIN: WBAGT810609H16688
* Vlera e përafërt: Të paktën 55.000 euro
Personat që kanë informacione për vendndodhjen e automjetit ose e kanë parë atë, ftohen të njoftojnë policinë sllovene në numrin 113 ose të kontaktojnë drejtpërdrejt kompaninë CDA Rental Solutions.
Çdo informacion mund të ndihmojë në gjetjen dhe kthimin e automjetit te pronari.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












