Mustafa Dauti
Vazhdon goditja ndaj tregtisë së paligjshme te duhanit.
Pas goditjes së një grupi ndërkombëtar të përfshirë në krimin e organizuar dhe importin e paligjshëm të cigareve, kemi shtuar kontrollet jo vetëm ndaj importeve të duhanit dhe produkteve të tij, por edhe në tregun e brendshëm.
Në kuadër të kontrolleve të intensifikuara, zyrtarët doganorë dhe ekipet mobile kanë konstatuar raste të shitjes së produkteve të duhanit dhe alkoolit pa pulla akcizore dhe pa u paguar detyrimet përkatëse ndaj shtetit.
Gjatë këtyre kontrolleve janë sekuestruar 135 kilogramë duhan i prerë dhe 30 litra alkool, ndërsa vlera e akcizës së papaguar për këto produkte arrin në 337.558 denarë.
Për dy persona janë ngritur kallëzime për kundërvajtje, ndërsa ndaj një personi, për rastin ku shmangia e akcizës arrin rreth 257 mijë denarë, do të parashtrohet kallëzim penal në përputhje me Kodin Penal.
Kontrolli i tregtisë së ligjshme është i rëndësishëm për mbrojtjen e interesit publik, respektimin e ligjit dhe krijimin e kushteve të barabarta për të gjithë ata që ushtrojnë veprimtari tregtare në mënyrë të rregullt.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












