Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Ende pa asnjë rezultat kërkimet për 26 vjeçarin e zhdukur në Gostivar

Ende pa asnjë rezultat kërkimet për 26 vjeçarin e zhdukur në Gostivar

Kanë kaluar disa ditë nga zhdukja e 26 vjeçarit nga Gostivari por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë. Pavarësisht kërkimeve të shumta në lumin Vardar dhe përgjatë rrjedhës së tij I riu ende rezulton i zhdukur. Nga Sektori i Punëve të Brendshme – Tetovë bëjnë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha masat për gjetjen e tij por se deri më tani ende nuk ka asnjë rezultat. “Në lidhje me personin e zhdukur me inicialet Sh.Sh 26 vjeç nga Gostivari i cili u raportua i zhdukur nga motra e tij më 16 tetor 2026 rreth orës 1:30 pas mesnate, ju njoftojmë se që nga momenti i raportimit është vepruar menjëherë. Fillimisht janë ftuar në bisedë zyrtare personat që kishin pasur kontakt me të drejtpërdrejt para zhdukjes. Më pas dy herë është kërkuar ulja e nivelit të lumit Vardar dhe është kryer kërkim përgjatë gjithë rrjedhës së lumit nga vendi ku ai është zhdukur dhe përgjatë gjithë segmentit në rajonin që mbulohet nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Gostivar Në bashkëpunim me Qendrën për Menaxhim me Kriza janë angazhuar edhe zhytës por deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë” njoftojnë nga SPB-Tetovë. Njëkohësisht SPB-Tetovë u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë pasur kontakt me të ose kanë çfarëdolloj informacioni që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit të paraqiten në stacionin më të afërt policor. “ Policia vazhdon me masat dhe aktivitetet zyrtare për gjetjen e tij dhe kërkimi nuk do të ndalet njëkohësisht. Ju bëjmë thirrje qytetarëve që kanë pasur kontakt me të ose posedojnë ndonjë informacion të paraqiten në stacionin më të afërt policor për të ndihmuar në gjetjen e 26 vjeçarit” thonë nga policia. Në rast të mosgjetjes së tij Ministria e Punëve të Brendshme njofton vendosjen në listë të personave të zhdukur ku aktualisht figurojnë mbi 70 qytetarë nga e gjithë Maqedonia ndërsa gjashtë prej tyre janë vetëm nga rajoni i Gostivarit. Aty publikohen të dhëna të detajuara për secilin rast. Emri dhe mbiemri viti i lindjes data dhe vendi i zhdukjes fotografitë dhe informacionet që mund të ndihmojnë në zbardhje të rastit Arsyet e zhdukjeve shpesh mbeten të paqarta nga largimet vullnetare dhe problemet e shëndetit mendor deri tek dyshimet për rrëmbim apo trafikim. Ndërkohë familjet kërkojnë më shumë angazhim institucional dhe më shumë vëmendje publike me shpresën se çdo informacion i vogël mund të bëhet çelësi për zbardhjen e një rasti.

Më shumë për këtë

Me 194 km/h me “Rolls-Royce” në autostradën Gostivar–Tetovë, arrestohet shoferi 44-vjeçarMaqedoni · 5 ditë më parëTetovë: Nëna denoncon zhdukjen e vajzës së saj 14-vjeçare, policia po ndërmerr masa për gjetjen e sajMaqedoni · 24 orë më parëNis aksioni për gjetjen e personit të zhdukur nga GostivariMaqedoni · 7 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme