Një shofer që drejtonte një veturë të markës “Rolls-Royce” me 194 kilometra në orë është ndaluar nga njësia mobile e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) në autostradën Gostivar–Tetovë.Sipas njoftimit të MPB-së, sot (23.10.2026), në orën 12:05, policia ka regjistruar veturën me targa të Tetovës duke lëvizur me shpejtësi prej 194 km/h, në një segment të autostradës ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/h.Shoferi B.M. (44) nga Gostivari është privuar nga liria nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.MPB-ja njofton se janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet përkatëse, ndërsa ndaj shoferit do të iniciohet procedurë në përputhje me ligjin.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












