Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

I hiqet licenca e punës “Alta Bankës” në Serbi!

I hiqet licenca e punës “Alta Bankës” në Serbi!

Bordi Ekzekutiv i Bankës Popullore të Serbisë (NBS) ka marrë vendim për t’ia hequr licencën e punës bankës „Alta Banka“ Sh.A. Beograd. Me vendim gjyqësor, Agjencia për Sigurimin e Depozitave do të emërohet administrator i falimentimit, thuhet në njoftimin e NBS-së, të cilin e transmetojnë mediat serbe.

Sipas njoftimit, Bordi Ekzekutiv konstatoi se para marrjes së vendimit për heqjen e licencës, ishin ndërmarrë aktivitete mbikëqyrëse me qëllim që banka të rriste nivelin e likuiditetit.

 

Më tej bëhet e ditur se është konstatuar se gjendja financiare e bankës ishte përkeqësuar ndjeshëm gjatë periudhës së kaluar, ndërsa ekzistonte mundësia e përkeqësimit të mëtejshëm të gjendjes financiare ose të likuiditetit të saj, situatë kjo që rrezikonte interesat e depozituesve.

Lexo edheMickoski për “Alta Bankën”: Kapitali nuk hyn në Maqedoni pa kontrollin e Bankës Popullore

 

“Duke qenë se janë plotësuar kushtet për heqjen e licencës së punës së bankës, në përputhje me Ligjin për Bankat, Banka Popullore e Serbisë mori këtë vendim me qëllim të mbrojtjes së interesave të depozituesve dhe ruajtjes së stabilitetit të sistemit financiar”, thuhet në njoftimin e NBS-së.

 

Agjencia për Sigurimin e Depozitave, brenda shtatë ditëve të punës, do të mundësojë pagesën e shumave të siguruara dhe qasjen e depozituesve në mjetet e tyre financiare, në përputhje me Ligjin për Sigurimin e Depozitave.

 

Kjo bëhet e ditur në njoftimin e Kabinetit të Guvernatorit të Bankës Popullore të Serbisë.

 

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme