Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Detaje të reja për tragjedinë në Maqedoni: Vajza kishte arritur të shpëtonte edhe më parë, duke ikur nga dritarja, ndërsa kalimtarët e dërguan në spital

Detaje të reja për tragjedinë në Maqedoni: Vajza kishte arritur të shpëtonte edhe më parë, duke ikur nga dritarja, ndërsa kalimtarët e dërguan në spital

MPB ka bërë të ditur edhe detaje nga një denoncim i mëparshëm, i bërë më 1 tetor 2026, në orën 01:30, nga babai 46-vjeçar i vajzës në Gevgjeli.

Sipas denoncimit, më 30 shtator, rreth orës 21:00, pas një zënke verbale mes vajzës së tij 17-vjeçare dhe V.G. (21), me të cilin ajo ishte në lidhje dashurie, në shtëpinë familjare të të riut në Bogdanci, ky i fundit e kishte sulmuar fizikisht të miturën dhe e kishte kërcënuar me jetë nëse largohej nga shtëpia.Gjithashtu, sipas denoncimit, 21-vjeçari ia kishte dëmtuar telefonin mobil me qëllim që ajo të mos mund të thërriste policinë.Në një moment, 17-vjeçarja kishte arritur të largohej nga shtëpia përmes dritares. Ndihmë i kishin ofruar kalimtarë të rastit, të cilët kishin thirrur policinë, ndërsa vajza ishte dërguar në Ndihmën e Shpejtë në Spitalin e Përgjithshëm të Gevgjelisë.Për këtë rast ishte njoftuar prokurori publik dhe ishte përpiluar procesverbal për veprën penale “Lëndim trupor”, sipas nenit 130, paragrafi 2 të Kodit Penal.MPB thekson se hetimet për zbardhjen e plotë të tragjedisë janë në vazhdim.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme