Më 03.11.2026, në ora 14:00, në një objekt hotelierik në një qendër tregtare në Tetovë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin me inicialet Gj.G. (42) nga fshati Radiovcë, Komuna e Bërvenicës, përcjell tetova1
Policia ka vepruar pas një denoncimi paraprak se personi në fjalë kishte prishur rendin dhe qetësinë publike përmes sjelljes agresive.
Gjatë kontrolleve të kryera, është konstatuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, ndërsa matja ka treguar 2,30 promilë alkool në gjak.
Pas kësaj, personi është ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme./tetova1.mk
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












