Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Kaosi i përditshëm në rrugën Industriale në Tetovë

Kaosi i përditshëm në rrugën Industriale në Tetovë

Pamjet e mbingarkesës dhe rreshtave të gjatë të automjeteve janë bërë një realitet i përditshëm për shoferët tetovarë që qarkullojnë në Bulevardin e rrugës Industriale. Kjo rrugë, veçanërisht në pjesën që të çon drejt rrethrrotullimit të madh që lidhet me Bulevardin “Ilinden” dhe që shërben si dalje kryesore në drejtim të Gostivarit, është shndërruar në një zonë të përhershme kaosi.

 

Çdo ditë, dhjetëra automjete mbeten të bllokuara në kolona të gjata, duke humbur kohë dhe nerva në pritje për të kaluar këtë kaos. Situata rëndohet akoma më shumë gjatë orëve të pikut, në mesditë dhe në orët e pasditës kur pothuajse për disa metra rrugë që të arrijshë deri tek unaza duhet të presësh deri gjysmë ore.

 

Lexo edheE frikshme/ Babai harron fëmijën mbi makinë e vijon rrugën, ja pamjet!

Pamjet e këtilla janë të përditshme, ndërsa nuk ka asnjë paralajmërim se në këtë rrugë të stërngarkuar do të ketë masa për të mundësuar qarkullim më të lehtë për vozitësit.

 

Qytetarët e revoltuar shprehen se ky aks ka nevojë urgjente për ndërhyrje dhe menaxhim më të mirë të komunikacionit. Mungesa e një zgjidhjeje afatgjatë për rrjedhshmërinë e mjeteve në këtë rrethrrotullim po ngulfat çdo ditë një nga arteriet kryesore të Tetovës. Derisa zgjidhjet konkrete nga autoritetet lokale mungojnë, shoferëve u mbetet vetëm të kenë më shumë durim përballë këtij makthi të përditshëm urban.

 

Kjo rrugë është e stërngarkuar për shkak se dërgon në daljen për në Gostivar, në dy universitetet e Tetovës dhe në dy shkolla të mesme. Krahas kësaj, është edhe një rrugë lidhëse edhe me autostradën për në Gostivar.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme